Sot iu dha lamtumira e fundit aktorit Xhevdet Ferri

Sot i është dhënë lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri.

Ai ndërroi jetë mbrëmë në moshën 59- vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Familjarë, miq dhe simpatizantë përcollën për në ‘stacionin’ e fundit një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare.

I njohur për 30 role në filmin shqiptar dhe një personalitet i lartë i artit publiku, Ferri prej kohësh vuante nga një sëmundje tumorale.