Capital T ndan pak nga kënga e re

Capital T nuk ka ndërmend të ndaloj së sjelli risi në skenën muzikore, nuk ka ende një javë nga publikimi i ‘600ps’ por këngëtari ka filluar punimet për projektin e radhës.

Ai përmes llogarisë së tij në Instagram ia mundësoi fansave të dëgjojnë pak nga kënga e re, dhe menjëherë filloi të merr vëmendje tek shikuesit.

“Momentaleeeeee live prej kuzhinessss tu bo provaaaa, 2 milion komente per me drop, E PA MUNDUR” kishte shkruar Trimi pranë videos së publikuar.