Sot ishte një datë e veçantë për Tolgën dhe Almedën

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayisman, sot e kanë pasur një datë të veçantë.

Kjo për faktin se ka qenë përvjetori i 6-të i lidhjes së tyre.

Këtë e bëri të ditur vetë Almeda nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Urime përvjetori i gjashtë dashuria ime, 10.12.2014”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë së postuar.

Kujtojmë se ata sot janë të martuar dhe kanë një djalë.