Sot dy betejat gjysmëfinale në Europianin e hendbollit

 

24 janar – Sot në kampionatin europian të hendbollit, i cili po zhvillohet në Austri, Suedi dhe Norvegji, do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale.

Spanja në rrugë për në finalen e tretë do të përballet me Slloveninë, kurse Norvegjia do të takohet me Kroacinë.
Suedia ka fituar katër medalje të arta, Franca tre, Danimarka dhe Gjermania nga dy, kurse Spanja dhe Rusia nga njëherë janë ngjitur në krye të Europës./reshat ibrahimi