Sot derbi në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester United

Sot do të zhvillohen tri deshje në Premier League, ku vëmendja më e madhe do të jetë në derbin mes Arsenalit dhe Manchester United.

Arsenali mund të ketë makth ndaj United, pasi Djajtë e Kuq u bën shkas që topçinjtë të pësojnë humbjen e parë në Premier League, duke ua prishur serinë e fitoreve. Ndeshja fillon nga ora 17:30, njofton Klankosova.tv.

Leeds United dhe Brentford ndeshen nga ora 15:00, ndërsa Manchester City e pret Wolverhapton Wanders, po ashtu nga ora 15:00.