Sot 14 vite pa Komandant Ilirin

Me rastin e 14 vjetorit të rënies së Komandantit të brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Isa Lika – Komandant “Iliri” do të organizohet akademi përkujtimore.
Akademia do të mbahet sot me fillim në ora 17 te kompleksi memorial të UÇK-së, pranë teqes Arabati Baba në Tetovë.
“Ftohen të gjithë atdhedashësit, bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe qytetarë të tjerë që të marrin pjesë në këtë solemnitet me qëllim që në mënyrë sa më dinjitoze të nderohet figura e çmuar e Isa Likës – Iliri”, thuhet në ftesë.