Kuvendi pritet të vendosë për masat e reja për mbrojtje nga Covid-19

Propozim-masat për mbrojtje nga Kovid-19, siç është mbajtja e obligueshme e maskave në ambient të hapur, ndalimi i grupimit pas orës 22:00 në vende publike për më shumë se katër persona dhe ndalesë për tubime të mëdha familjare tani më janë dorëzuar në Kuvend. Pritet që këtë javë deputetët t’i votojnë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për mbrojtje nga sëmundje ngjitëse dhe të njëjtët të realizohen.
– Advertisment –

Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive deri tek Qeveria ka propozuar edhe masa tjera, të cilat sipas tyre duhet të implementohen në rast se nuk përmirësohet situata me pandeminë. Nga KSI si masa shtesë kanë propozuar kufizimin e orarit të punës në të gjitha subjektet ekonomike, respektivisht ndalimi i punës pas orës 23:00, përgjysmimi i kapaciteteve në transportin publik, si dhe ndalimin i organizimit të çfarëdo ngjarjeje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej janë diagnostikuar 23.628 persona me Covid-19, prej të cilëve 17.239 janë shëruar. Jetë kanë ndërruar 834 pacientë, kurse për momentin ka 5555 raste aktive.