Sonte shpallet finalisti i parë, Luizi u bën thirrje publikut ta votojnë atë

Sonte mbahet “prime” i radhës i “Big Brother VIP Albania”.
Në këtë “prime” është paralajmëruar se mund të mësohet edhe finalisti i parë, shkruan lajmi.net.

Luizi i bëri thirrje teleshikuesve që ta votojnë si finalist i parë, pasi me atë zgjedhje do t’i ndryshojë jeta.

Ai tha se kjo gjë jo vetëm që do gëzoja ata që do të votojnë, por edhe vetë atë, duke qenë se shpesh herë ka përsëritur faktin se ka dëshirë të shkojë në finale dhe përse jo, të jetë fitues.

Duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse emri i tij shpallet sonte, do të bërtasë nga gëzimi i madh.