Sonte publikohet bashkëpunimi surprizë i Elvana Gjatës e Dhurata Dorës

Elvana Gjata e Dhurata Dora, po vijnë edhe një herë me një bashkëpunim.

Dyshja kanë bashkuar forcat e tyre edhe një herë për fansat e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas bashkëpunimit të fundit me këngën “Luj” që ishte pjesë e albumit të Dhurata Dorës, artistet sonte do të lansojnë këngën e radhës.

“Rrotullo” mban emrin kënga, e cila do të lansohet sonte në ora 19:30, në platformat Youtube dhe Spotify.

Ndryshe, bashkëpunimi i tyre i parë ishte “Gajde”./Lajmi.net/