Sonte Florian Marku mbron titullin ndaj francezit Jorick Luisetto

Florian Marku sonte do të ngjitet në ring, për të mbrojtur titullin kampion bote në IBF për peshat e mesme, kundër francezit Jorick Luisettos. Marku deri tash numëron 9-të fitore dhe 1 barazim, ndërsa kundërshtari i tij deri tash ka regjistruar 11 fitore dhe 2 humbje. Bokseri shqiptar duket favorit për të fituar këtë meç, megjithatë edhe francezi nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar. Dueli ndërmjet Florian Markut dhe Jorick Luisettos do të zhvillohet sonte në Vembli me fillim në orën 21:00. /SHENJA/