Një avion ushtarak turk ka arritur në kryeqytetin e Somalisë duke sjellë ndihma pas sulmit terrorist që shkakoi rreth 80 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Avionët e Forcave të Armatosura Turke që transportuan personel dhe pajisje të shërbimeve shëndetësore kanë mbërritur në Mogadishu në një përpjekje për të ofruar mbështetje për vëllezërit tanë somalezë të plagosur gjatë sulmit terrorist me bombë në Somali”, thuhet në një postim në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë.
Gjatë ditës së djeshme, një sulm vetëvrasës në një pikë kontrolli të sigurisë në Mogadishu vrau dhjetëra persona, duke përfshirë dy shtetas turq, si dhe plagosi shumë të tjerë.