Solskjaer shpjegon pse Pogba nuk ishte në listën e lojtarëve ndaj West Brom

Francezi dje nuk ishte në listën e 18 lojtarëve, ndeshje që “Djajtë e Kuq” fituan me rezultat minimal 1 – 0, transmeton lajmi.net.

Tekniku norvegjez zbuloi se Pogba pësoi lëndim në këmbë në ndeshjen e fundit të Kombëtares së Francës dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

“Paul u lëndua në ndeshjen e kaluar të Francës dhe nisi të vërente pas stërvitjes”.

“Ai e ndjeu lëndimin dhe nuk mundi të luajë. Shpresoj të jetë i gatshëm për të martën”, deklaroi ai.

Në ndeshjen e ardhshme, Unitedi përballet me Basaksehirin në “Old Trafford”.