Real Madridi nuk e do rikthimin e Cristiano Ronaldos

Portugezi u largua nga “Santiago Bernabeu” si golashënuesi numër një, pastaj iu bashkua Juventusit në vitin 2018.

Sipas Marca, Ronaldo është i interesuar për rikthimin të Reali, ose së paku largimin nga Juventusi, që gjithashtu janë të hapur ta lejojnë të largohet shkaku i pagesave të larta.

35-vjeçari është duke vazhduar të shkëlqejë në Seria A dhe pëlqehet nga gjiganti francez, PSG.

Sidoqoftë, Reali nuk do ta rikthejë në skuadër lojtarin dhe ribashkimi mund të realizohet vetëm nëse në të ardhmen lojtari bëhet trajner.