Manchester United ka mposhtur Liverpoolin dhe ka avancuar tutje në kuadër të FA Cup, “The Red Devils” u rikthyen dy herë nga avantazhi për ti mposhtur kampionët e Anglisë në një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-2.
Solskjaer u shpreh i kënaqur për fitoren e Manchester United, transmeton lajmi.net.
“Të fitosh si bëmë sot, me këtë zgjedhje lojtarësh dhe me mënyrën se si e bëmë dhe me mënyrën se si e shohim ekipin tonë, është një deklaratë e fortë për vetën tonë”, tha ai.
“Edhe për besimin tonë, dhe në këtë mënyrë me këtë lloj futbolli, mund të përballemi me çdokënd”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer./Lajmi.net/



