Presidenti i Atleticos, Cerezo: Suarez është sumuesi më i mirë në Evropë

Atletico Madrid mundi Valencian dhe gjendet në pozitën e parë në La Liga me gjithsej 47 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i dyte, Real Madrid, i cili ka një ndeshje më shumë, transmeton lajmi.net.

Suarez shënoi golin e tij të 12-të në La Liga për tu ngjitur në vendin e parë të golashënuesëve në Spanjë.

“Ne gjithmonë kemi menduar se Luis Suárez ishte qendërsulmuesi më i mirë në Evropë, ne jemi me fat që ai është me ne dhe të gjithë janë të lumtur me të”, tha ai.

Ai u pyet edhe për Joao Felix, i cili po zëvendësohet nga Simeone.

“Nëse menaxheri vendos ta zëvendësojë atë, atëherë do të jetë për diçka, por ai nuk ka pse të zemërohet apo mërzitet, gjithçka në rregull”, përfundoi Enrique Cerezo.