Sole: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike

Eurodeputeti katalonas, Jordi Sole ka kritikuar Spanjën duke theksuar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike

Eurodeputeti katalonas, Jordi Sole, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike.

Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.

“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës Evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar ai.