‘Severna’ e shqiptarëve dhe ‘Makedonija’ e maqedoncave!

Shkruan: Medai Shaholli

Në protestën e mbrëmshme të dhunshme para parlamentit protestuesit maqedonë duke kundërshtuar propozimin francez si zgjidhje për hapjen e negociatave me BE-në, kanë gjuajtur me gurë e sende të forta kundër godinës së parlamentit dhe policisë e cila po ruante ndërtesën e legjislativit, për pasojë u lënduan dhjetëra policë.

Mbrëm u dëshmua edhe njëherë teza se pushteti dhe qeveria pavarsisht kush është në pushtet përdorin standarde të ndryshme kundër protestuesve.
Kësisoj, qeveria e Dhimo Kovaçit dhe policia e shtetit u treguan shumë tolerant ndaj protestuesve të dhunshëm maqedonas ku vetë disa nga ata u arrestuan pa ditur nëse ata do të dënohen si shqiptarët në protestat e tyre të moderuara.

Pra, shteti i ‘Severnës’ kur shqiptarët protestojnë dhe gjuajnë ndonjë gur në drejtim të policisë ata dënohen maksimalisht, ndërsa ‘drzhava Makedonija’ siç qe rasti i mbrëmshëm ‘ndëshkon protestuesit e dhunshëm maqedonas me ndëshkime të tipi ‘mos e përsërisni më gabimin të mbetet me kaq’!

Ja kjo është ‘drzhava’ e dy standardeve ku servilët shqiptarë të partive politike nuk duan ta shohin këtë realitet para syve të tyre, por përkundrazi qurraviten nëpër midia sesi protestuesit e dhunshëm maqedonas po i prishin imazhin ‘drzhavës’ para opinionit ndërkombëtar si shembull i demokracisë në rajon.

Kjo është ‘drzhava’ e dy standardeve që për kombin e tyre i garanton të gjitha të drejtat në kushtetutë ndërsa për shqiptarët mjafton shpehja fyese e 20%!
Lapanjozët shqiptarë nuk duan të dëgjojnë se shqiptarët me kushtetutë janë të fyer dhe denigruar pasi për ta ka rëndësi vetëm hyrja në BE pavarsisht sesi shkon pa identitet apo si evgjit lypsar.

Sigurisht, që në BE duhet shkuar me dinjitet si të barabartë mes të barabartëve dhe jo si nomadë pa identitet dhe pa gjuhë por ashtu ashtu siç duan të shkojnë fqinjtë tanë ‘maqedonas’ me identitet dhe gjuhë të njohur zyrtarisht!