Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte në “Rruga drejtë” në Alsat, tha se bllojues i vërtetë i Kuvendit është kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“Duhet të pastrojmë një dielmë, koncentrohemi në diçka tjetër në bllokimin e opozitës maqedonase, por pyetja është se kush është bllokues i vërtetë i Kuvendit? Ne themi me emër dhe mbiemër se bllokuesi është Talat Xhaferi. Ai nuk lejon të debatohet për ankesat dhe parashtresat e qytetarëve, ai nuk lejon që të debatohet për spitalin modular në Tetovë, tragjendin me autobusin në Bullgari… Bllokadë është që ne kemi parashtruar ligje me 23 prill, Talat Xhaferi nuk i vendos në rend dite e ato të VMRO-së vetëm një ditë para të parashtruara i vendos”, tha deputeti Snopçe.
Ai tha se Xhaferi nuk është autokrati i vetëm i këtij vendi, por pjesë e një shtafete autoratësh.
Duke i replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi i cili poashtu është i ftuar në emsinin, Snopëe tha se këto të BDI-së edhe inorancën e tyre e shfrytëzojnë si argument.




