Rajon-Botë Ukraina “i vë zjarrin anijes logjistike të marinës ruse në Detin e...

Ukraina “i vë zjarrin anijes logjistike të marinës ruse në Detin e Zi”

Serhiy Bratchuk shtoi se anija – Vsevolod Bobrov – ishte dëmtuar, por nuk konfirmoi shkallën e dëmtimit.

Ukraina tha se anija u godit pranë ishullit të Zmiinyi (gjarpri), vendi i luftimeve të ripërtërira, raporton skynews.

 

Raportohet gjithashtu se një helikopter rus Mi-24 është rrëzuar në rajonin e Luhanskut.

“Ukraina zbuloi një grup prej katër helikopterësh armik dhe rrëzoi njërin”, tha një komandant i forcave të sulmit ajror ukrainas në Facebook.

Theksojmë se ishulli u bë i famshëm kur ushtarët ukrainas refuzuan të dorëzoheshin duke i sharë rëndë pushtuesit rus.

Ndryshe, ishulli i vogël ndodhet afër kufirit detar të Ukrainës me Rumaninë.