Snopçe: Qeveria e re s’do ta ketë jetën e gjatë (Video)

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, është i bindur se Qeveria e re e Dimitar Kovaçevskit, nuk do të ketë jetën e gjatë, pasi, siç thotë ai, nuk ka kapacitete për të zgjidhur problemet e shumta në të cilat është zhytur vendi.

“Jemi dëshmitar se dy javët e fundit kemi seanca të njëpasnjëshme ku shumica parlamentare e re e krijuar, ka shumicë me 62-63 vota, që do të thotë se “Alternativa” ka marrë vendimin përfundimtarë që t’i bashkangjitet kësaj qeverie. Vetë fakti që votojnë ligje me shpejtësi të madhe dhe kemi seanca të paparalajmëruara, do të thotë që ata funksionojnë me një shumicë të re dhe besoj që qeveria e re do të votohet, por nuk do të jetë afatgjate. Kjo qeveria është jostabile dhe do të shpërthejë për shkak se nuk ka kapacitet që të menaxhojë me përgjegjësitë shtetërore”, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe./Gazeta LAJM