Snopçe: Përplasjet brenda BDI-së nuk i marrim seriozisht, në zgjedhje përsëri bashkohen të gjitha grupet

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, thotë se përplasjet e fundit brenda BDI-së nuk duhet të merren seriozisht, pasi dyshon se sikur në të kaluarën edhe tani, “këto lojëra bëhen për përfitime politike”. “Neve nuk ka intereson çfarë ndodh në BDI, është problem i brendshëm, por është fakt i pamohueshëm se këto muhabete kanë ekzistuar te BDI-ja. Ata kur nuk ka zgjedhje gjithmonë janë të ndarë, gjithmonë ka grupe të pakënaqur, ndërsa kur vijnë zgjedhjet gjithmonë bashkohen. Ishte një “grup i zjarrit” është më përpara, por erdhi regjistrimi ato e përkrahën propozimin e SDSM-së dhe VMRO-së për shtyerjen e regjistrimit. Sikur të kishin parime, ato do të ishin bashkëngjitur iniciativës kundër shtyerjesë së regjistrimit sepse ishte në dëm të shqiptarëve”, tha deputeti Snopçe për gazetën LAJM. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.