Snopçe: Me 61 nënshkrime i dëshmuam Qeverisë se është jolegjitime

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në edicionin qendror të lajmeve në TV21, foli për nënshkrimet e mbledhura mbrëmë në Kuvend. Thotë se me 61 nënshkrimet e mbledhura dëshmojnë se qeveria aktuale është jo legjitime.

“Partitë politike të cilët nuk janë pjesë e e këtij regjimi hibrid, regjimit më të korruptuar në rajon i tejkaluan dallimet e tyre dhe ne fakt i mblodhëm 61 nënshkrime që t’i dëshmojmë qeverisë se është jo legjitime”, u shpreh depueti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe për TV21.