S’ndalet Arabia Saudite, vihen pas N’Golo Kante

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante në radarin e klubeve nga Arabia Saudite.
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Emisarët sauditë, në Londër për t’i paraqitur një propozim zyrtar N’Golo Kante, përcjellë lajmi.net..

Oferta e pagave mund të arrijë në 100 milionë euro duke përfshirë të drejtat e imazhit dhe marrëveshjet komerciale.

Al Ittihad dhe Al Nassr, ndonjëra nga këto dy klubet mund të jetë destinacioni i radhës për francezin.

Kante gjithmonë i ka dhënë përparësi marrëveshjes së re me Chelsea – ishte afër në mars, por mund të ndryshojë ambient këtë verë.