S’ndalen sauditët, Gerrard pritet të udhëheqë Al-Ettifaq

Ikona e Liverpool-it, Steven Gerrard thuhet se është afër emërimit të trajnerit të Al-Ettifaq në Ligën Pro të Arabisë Saudite.
Ish-kapiteri i Liverpool-it u shkarkua nga Aston Villa tetorin e kaluar nga skuadra e Premier Ligës, pas një serie rezultatesh të dobëta.

Që atëherë, ai ka mbetur pa punë dhe aktualisht është lojtar i lirë. Sipas raportimeve të fundit në Angli, Gerrard është kontaktuar nga Ettifaq, klubi Saudit Pro League, dhe ai mbetet i hapur për të pranuar ofertën.

Ish-reprezentuesi anglez tashmë ka fluturuar në Arabinë Saudite dhe po zbulon detajet përfundimtare të kontratës së tij, Gerrard gjithashtu po lidhej me punën e Leicester City pasi Dean Smith iu tregua dera pas rënies së tyre në Championship.

Gerrard ka të ngjarë të jetë trajneri i parë i profilit të lartë që do të marrë drejtimin e një klubi të Ligës Pro Saudite.