Sllupçan, më 2 maj përurohet kulla pëkujtimore (Video)

DITA E PARË E BAJRAMIT FESTË NË KOMUNËN E LIKOVËS

Kulla Përkujtimore për nder të ushtarëve të UÇK-së që ndërtohet në Sllupçan të Komunës së Likovës, solemnisht do të përurohet më 2 Maj – ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Kryetari I Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Ai ka publikuar një video ku shihet kulla përkujtimore e gjatë 20 metra. Disa media kanë njoftuar se për ndërtimin e kësaj kulle janë harxhuar 200 mijë euro.

“Më 2 Maj (e hënë), në ora 14.45 të gjitha rrugët na çojn tek varrezat e Dëshmorëve në f. Sllupçan, të cilin manifestim edhe më madhështor e bën përurimi i Kullës Përkujtimore! Lavdi dëshmorëve të kombit!” – ka shkruar Arifi.

Në një deklaratë për Tv Telma, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinova Stojçeska ka deklaruar se nuk ka njohuri për Përmendoren në Sllupçan e as për përmendoret tjera që I ndërtojnë Komunat. Ajo është distancuar duke thënë se Ministria e Kulturës nuk ka kompetencë përvec kujdesit për trashëgiminë kulturore.

Vendime për ndërtimin e përmendoreve, sipas Ligjit për përmendore memoriale miraton Kuvendi ose njësitë e vetadministratës lokale./KlanMacedonia/