Sllovenia nën ujë nga vërshimet/ Rrugë të mbyllura dhe rrëshqitje dheu

Pas motit të keq në Slloveni, helikopterë të armatës kanë marrë pjesë në shpëtimin e qytetarëve nga çatitë e objekteve. Një pjesë e madhe e banorëve janë evakuuar ndërsa autoritet apelojnë që qytetarët të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Tani për tani është konfirmuar tre viktima. Sipas të dhënave të autoriteteve sllovene për mbrojtje dhe shpëtim, 12 orëve të fundit janë regjistruar mbi 1000 fatkeqësi, ndërsa në ndihmë kanë arritur zjarrfikës nga 170 shërbime. Sasitë e reshjeve të shiut që kanë rënë 12 orët të fundit ka qenë më e madhe se skenarët më të pabesueshme, kanë rënë deri më 200 milimetra shi në metër katrorë. Pritet që të vërshohen edhe Krka, Sava, Drava dhe Dravinja – deklaroi hidrologu Janez Pollajnar. Reshjet rekorde që kryesisht shkaktuan vërshime në pjesën veriore të Sllovenisë, nuk janë aspak afër fundit, paralajmëroi meteorologu Vrane Gregorçiç. Pritet që reshjet më të mëdha të lëvizin drejt juglindjes së vendit, e më pas drejt kufirit me Kroacinë ndaj verilindjes. MPJ-ja e Maqedonisë i bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të largohen nga vendet e rrezikshme, posaçërisht nga rajonet afër lumenjve. Gjithashtu ata që planifikojnë që të udhëtojnë drejt Sllovenisë ose të kalojnë transit, të kontrollojnë cilat rrugë janë të lira për qarkullim. Moti i keq që e kapi Slloveninë dhe shkaktoi kaos vjen drejt Maqedonisë, paralajmëruan nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike. Pas ditëve të nxehta, nesër do të kemi reshje të fuqishme të shiut dhe vetëtima, posaçërisht në orët e pasdites.