Skuadra turke konfirmon bisedimet me Iscon

Isco ka qenë shumë afër transferimit në Bundesliga, por në fund dështoi kalimin te Union Berlin.

Në fakt mesfushori spanjoll kaloi edhe testet mjekësore te skuadra gjermane, por në fund palët nuk u pajtuan për kushtet dhe marrëveshja u prish.

Gjithsesi e ardhmja e tij duket e paqartë dhe ish-anëtari i Real Madridit mund të përfundojë në elitën e futbollit turk te skuadra e Konyaspor.

Ka qenë zëvendës presidenti i klubit turk, Mehmet Akcan që ka konfirmuar bisedimet me Iscon.

“Është e vërtetë që jemi në negociata me Iscon. Mund të them se bisedimet deri më tani janë duke shkuar mirë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbyllur marrëveshjen”, ka deklaruar për ‘AS’, Mehmet Akcan.

Interesim së fundmi për spanjollin ka shprehur edhe skuadra angleze Everton.

Por në rast se nuk arrin marrëveshje me Evertonin ose Konyasporin, mediat spanjolle kanë raportuar se Isco mund të vazhdoj karrierën në MLS te La Galaxy.