Skuadra spanjolle papritmas hyn në garë për Sokratis

Siç ishte raportuar më parë, Sokratis ishte gati të nënshkruante me Fenerbahce, por që preferenca e lojtarit ishte Genoa, ku ishte angazhuar fillimisht mbrojtësi grek në fillimet e karrierës nga 2008-2010. Si duket kjo mund të ndryshojë e tëra pasi që ekipi spanjoll, Real Betis, janë hedhur në lëvizje për të nënshkruar me 32 vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Real Betis, Manuel Pellegrini, si duket është një adhurues i ish-mbrojtësit të Borussia Dortmund dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Por, problemi kryesor thuhet të jetë paga e lartë e tij, Sokratis ka një pagë rreth 100 mijë euro në javë, dhe Betis nuk mund ta përballojë atë. Spanjollët shpresojnë që Sokratis të pranojë një ulje page në mënyrë për ta sjellur atë tek ekipi andaluzian.

Arsenal ka blerë mbrojtësin per 17 milionë euro dhe thuhet se ata janë të gatshëm të pranojnë oferta nëse ndonjëra kap shifrën prej 12 milionë euro.