Skuadra spanjolle, 35 për qind të stafit pozitiv me “Covid 19”

Gjendja më alarmante në Spanjë është te skuadra e Valencias. Klubi nga “Mestalla” ka dalë me një komunikatë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku ka njoftuar se nga analizat e kryera, ka rezultuar se 35% të lojtarëve dhe stafit teknik janë me virusin “Covid 19”. Të gjithë të prekurit po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Fillimisht, te Valencia u konfirmua pozitiv mbrojtësi Garaj, ndërsa pas tij ishin edhe Mangala dhe tre futbollist të tjerë. Ende nuk dihet se ku janë prekur futbollitët e Valencias, pasi që në periudhë të shkurtër, zhvilluan ndehsjen kthyese të Ligës së Kampionëve me Atalantën dhe pastaj u përballen me Alavesin.