Skuadra e Rashicës me rekorde katastrofale këtë sezon – pretendenti kryesor për rënie nga liga

Skuadra e promovuar këtë edicion, Norwich gjendet në pozitën e fundit në tabelë pas 10 xhirove të para, me më së paku pikë të mbledhura – vetëm dy, si dhe është një nga dy skuadrat e vetme në kampionat bashkë me Newcastlen që ende nuk e kanë shijuar fitoren në kampionat.

Kriza e Norwich në Premier Ligë është edhe më e thellë nëse i numërohen edhe ndeshjet e sezonit 2019-20 kur ishin pjesë e ligës përpara se të kalonin në Championship.

Norwich kanë mbledhur vetëm dy pikë në 20 ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë (18 humbje, 2 barazime), si dhe nuk kanë shënuar më shumë se një herë në asnjërën nga 28 të fundit.

2 – Norwich have taken just two points from their last 20 Premier League matches (D2 L18) and haven’t scored more than once in any of their last 28. Only Wolves (1984-2003) have had a longer run of games without scoring more than once in top-flight history (30). Stranded. pic.twitter.com/OvWSAVo7bi

— OptaJoe (@OptaJoe) October 31, 2021

Vetëm skuadra e Wolves ka pasur një ecuri më të gjatë të ndeshjeve duke mos realizuar më shumë së një gol në një ndeshje, duke shkuar në 30 ndeshje, që është një rekord në histori të ligës elitare angleze dhe që Norwich mund të barazojnë edhe dy ndeshje nëse nuk shënojnë një ‘dopietë’ në dy ndeshjet e ardhshme.

Miloti ndërkohë ka pasur një start të dobët në këtë fillim të kampionatit – ashtu si skuadra, dhe në ndeshjen e djeshme në humbjen 2-1 si vendas ndaj Leeds e arriti vetëm asistimin e parë në Premier Ligë këtë sezon, gjersa ende nuk e ka shijuar golin dhe kjo ndoshta nuk është faji i tij kryesor pasi e tërë skuadra ka shënuar vetëm tri gola pas 10 xhirove.