Barcelona dëshiron Van de Beek në janar

Gjigantët spanjollë kanë vëzhguar situatën e 24-vjeçarit pasi ai vazhdon të luajë një rol të vogël në planet e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford.

Van de Beek mund të jetë i hapur për largim në vitin e ri, por Barça mund të përballojë vetëm një marrëveshje huazimi për shkak të problemeve aktuale financiare.

Holandezi ka luajtur vetëm 141 minuta këtë sezon me “djajtë” në të gjitha kompeticionet, kurse është paraqitur vetëm një herë pas 10 xhirove të para këtë sezon në Premier Ligë, duke kompletuar vetëm 6 minuta.

Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano disa ditë më parë ka theksuar së tashmë është e sigurt se Van de Beek do të largohet në janar nga klubi.