Skivi kritikon kolegët: Është vit kampion me tekste të këqija prej që ekziston muzika në Kosovë

Skivi ka drejtuar kritika në drejtim të estradës.

Skivi kohën e fundit nuk ka qenë aktiv me këngë të reja, po ka punuar intenzivisht në atë drejtim, shkruan lajmi.net.

Reperi ka paralajmëruar një këngë të re që pritet të vjen shumë shpejt, për të cilën ka thënë se do ia vlejë pritja e fansave të tij.

Përmes një postimi, Skivi tha se ky vit mund të quhet vit kampion për tekste të këqija në muzikën e Kosovës.

“Bre Vallain, lirisht muj me thon qe sivjet osht vit kampion, me tekste te kqija prej qe ekziston muzika ne Kosove”, ka shkruar ai.