Skena të tmerrshme nga Bakhmuti

Dikur shtëpia e më shumë se 70 mijë civilëve, qyteti lindor tani ka më pak se 12 mijë banorë në rajon.

Muajt e fundit, beteja në qytet është bërë një nga më të ashprat e deritanishme të luftës, ku banorët janë detyruar të strehohen nën tokë dhe në kushte ngrirjeje.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, ka ndarë pamjet e rrugëve të dëmtuarve dhe ndërtesave të shkatërruara në Bakhmut.

Ekspertët ushtarakë thonë se Bakhmut nuk ka ndonjë rëndësi strategjike, raporton skynews.

Megjithatë forcat ruse po vazhdojnë të godasin rajonin, i cili tani është një simbol i betejës në vazhdim që po zhvillohet në krahun lindor.