Një emigrant shqiptar, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestes së nesërme ka denoncuar bllokimin e autokolonës n Mal të
Zi.
Në një prononcim për News24, ai tha se prej rreth katër orësh ndodhet i bllokuar në piken kufitare në Nikshiq, pa marré, sipas tij, asnjë shpjegim për arsyen e ndalimit.
“Jemi bllokuar ketu në Mal të Zi, në Nikshiq, prej 4 oresh.
Nuk na është dhenë asnjë informacion se pse jemi
bllokuar. Autoritetet malazeze jane urdher, dhe nga kush
janë urdhëruar?
Shaiptari tregoi se disa automjete janë ndaluar dhe se
pjesetare të tjerë t autokolonës kanë zgjedhur pika të
ndryshme kufitare, me qüllim qe te shmangin bllokimet.
“Jane disa makina qe janë ndaluar. Nuk e di, se jemi
shumë. Ndaj disa prej nesh kemi zgjedhur pika kufitare te
ndryshme, që mos të bllokohemi”,u shpreh ai. Ai tha se arsyeja e largimit të tij nga Shqiperia lidhet me mungesen e mundesive dhe kërkoi nje vend ku punësimi të bazohet te aftesitë dhe jo te lidhjet.
“Ne duam nje vend të drejtë demokratik, që gjen punën
permes aftesive dhe jo mes lekut dhe mikut. Ndaj kam
ikur. Shumica e shokeve të mi, që kemi qenë në shkollë
bashke, jane diplomuar dhe nuk kane gjetur punë”,
deklaroi ai.
Ndërsa pret të marrë një pergjigje nga autoritetet për
lejimin e hyrjes në Shqiperi, ai tha se asnjë pengesë nuk
do ta ndaloje të marrë pjesë në protestë. “Por me asnjë
formë nuk do të na ndaloje Edi Rama që do të hyjmë n
vendin tone. Do të vazhdojmë, do të ndjekim rruge
ilegale. Do të hyjmë dhe vijmë maleve. Ne kemi ikur me gomone e kamionë drejt Anglisë, jo më në Shaipëri!”, tha ai.
Diaspora pritet t’i bashkohet protestes së nesërme ne Tiranë.



