SKANDALOZE: Presidenti i Llapit përkrah sulmin ndaj gazetarit Syla, ‘kurrë ma mirë ska ba’

Presidenti i Llapit, Beqir Batatina i ka dalë në mbrojtje sulmit të turpshëm ndaj gazetarit Valon Syla, të martën paradite.Syla u filmua në lagjen ‘Pejton’ duke u sulmuar nga një person i paidentifikuar, për shkaqe të pa konfirmuara deri më tash.I menjëhershëm ka qenë reagimi i AGK dhe personave publik, të cilët kanë dënuar rëndë sulmin.

Mirëpo, jo të gjithë po e denoncojnë dhunën.Një prej atyre që në fakt i ka dalë në mbështetje sulmit është edhe kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina.Ai në një postim në lidhje me sulmin, ka lënë një koment me fjalët: ”Kurrë ma mirë ska ba.”