Arrestohet 49 vjeçari nga Gostivari, dyshohet se ka përdhunuar një grua

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ngriti padi penale kundër A.S. (49) nga Gostivari i dyshuar për vepër penale “përdhunim”.

“Në datën 19 të këtij muaji në shtëpinë ku ka jetuar në një lidhje jashtë martesore, me përdorimin e dhunës ka përdhunuar një grua 34 vjeçare nga Gostivari”, thonë nga MPB.

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar i ka caktuar masë paraburgimi dhe ai është dërguar në burgun e Shutkës në Shkup.