Skandali i pagave në Shqipëri, arrestohen 4 persona

Dy specialistët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe dy shtetas shqiptarë të përfshirë në agjenci kredidhënëse dhe përmbarimore Klodian Sota dhe Endi Ikonomi, janë katër të ndaluarit e prokurorisë së Tiranës për rastin me skandalin e të dhënave në Shqipëri. Dy prej tyre akuzohen se shpërdoruan detyrën dhe dy të tjerët se ushtruan korrupsion duke blerë të dhënat personale të mbi 650 mijë shtetasve shqiptarë mes tyre edhe listat e pagave që në mbyllje të dhjetorit u bënë virale. Eni Qirjako ia ka kaluar përmes e-mailit zyrtar pagat e shqiptarëve Agarait, ky i fundit ia shiti për 20 mijë lekë Sotës dhe Ikonomit. Sa i takon skandalit të dytë të publikimit të targave, prokuroria përmendi se është sekuestruar edhe një server tjetër. Mediat në Shqipëri madje shkruajnë se, sipas informacioneve jozyrtare, njëri nga të dyshuarit në këtë skandal ka qenë bashkëpunëtor i një biznesmeni rus.