Skandali i Marta Kos me Kosovën, zbulon akuzat se ajo “ishte spiune” e UDB-së!

Alarmojnë mediat bullgare

A ishte një rastësi kënga e dedikuar për Kosovën, sipas porosisë serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së!
Ndoshta një pyetje e tillë mund të ishte e pakuptimtë, sikur kjo ngjarje të mos udhëhiqej nga Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe që ekzekutuesi i melodisë të mos ishte pikërisht një bend slloven.
Fatkeqësisht në vende si Kosova ende nuk bëhet fjalë për shpalimin e dosjeve të komunizmit në ish-Jugosllavi, ku informacione jo të pakta do të ketë pasur apo i takojnë Kosovës të ketë qasje, meqë i takonte të njëjtit sistem, ku shqiptarët edhe pse nuk ishin plotësisht të barabartë formalisht, kishin pjesëmarrje formale të lartë, si anëtar konstitues të federatës Jugosllave me autonominë e fituar me Kushtetutën e vitit 1974.
Por, nuk kanë mungesë të plotë sllovenët në qasje të dosjeve të komunizmit. Ato janë deklasifikar edhe pse edhe atje pohohet se vetëm 10% e tyre të mos jenë shkatërruar!
Dhe vetëm bga ato që kanë mbetur Marta Kos, rezulton të jetë agjente e UDB-së, e shpallur edhe në libra, edhe pse ajo vazhdon t’i mohojë ato akuza.
Pra, këto akuza ndaj Marta Kos dhe ekzekutimi i melodisë së këngës ku shfaqen egot shovene serbe të ndërtuara mbi falsifikimin e historisë dhe në propagandë, janë një shpalim i anës së errët, të betejës së vështirë të shqiptarëve dhe ve[anërisht të Kosovës për të arritur tek qëllimi më i lartë, anëtarësimi, por pa humbur identitetin dhe pa pësuar poshtërim.
Për ngjarjen antishqiptare në Bruksel, ku Shqipëria pret vetëm t’i pranohet kandidimi, ndërsa Shqipëria beson në arritjen e anëtarësimit, angazhimin e Marta Kos në spiunim në UDB – organizatën famkeqe të sigurimit jugosllav të dominuar nga interesat serbe, kanë reguar mediat bullgare, duke rikthyes me nota revolte vëmendjen tek Kos, dhe rrezikun që mund ta paraqesë ajo vetë për BE-në!
Në vijim teksti i mediumit bullgar BGNES me pak shkurtime:
“Skandali trondit Forumin e Zgjerimit të BE-së: Luhet këngë nacionaliste serbe për Kosovën para Marta Kos
Ngjarja po zhvillohet në prani të Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila është nikoqire e forumit.
Interpretimi i këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit zyrtar të hapjes së Forumit të dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel shkaktoi polemika diplomatike dhe politike, raportoi një korrespondent i agjencisë BGNES.
Ngjarja po zhvillohet në prani të Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila është nikoqire e forumit. Përfaqësuesit e Kosovës, diplomatët dhe deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan shpjegime nga Komisioni Evropian dhe personalisht nga Kos lidhur me përfshirjen e kësaj kënge në program.
Ndër ata që reaguan ishte eurodeputeti estonez, Riho Terras, i cili kërkoi publikisht shpjegime nga Marta Kos. Ai e cilësoi interpretimin e këngës nacionaliste serbe si një akt jashtëzakonisht të patakt dhe pa shije, duke ngritur dyshime nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për një shfaqje të injorancës së plotë.
Polemika shpërtheu gjatë një forumi kushtuar integrimit evropian, zgjerimit të BE-së dhe marrëdhënieve me vendet kandidate, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor.
Kënga u interpretua në hapjen zyrtare të Forumit
Koncerti ishte pjesë e programit zyrtar të Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, i mbajtur nën temën “Evropa më e gjerë” (Ëider Europe) në Bruksel.
Mbrëmja muzikore filloi të dielën në orën 18:30 dhe vazhdoi deri në orën 21:30. Në program morën pjesë grupi slloven Kapobanda, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor dhe muzikanti Marko Hatlak.
Marta Kos ishte nikoqire e pritjes dhe e mbrëmjes së hapjes së forumit.
Programi kryesor të hënën përfshin fjalime nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti finlandez, Alexander Stubb, Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Oj Kosovo, Kosovo” u interpretua si pjesë e programit të koncertit. Kënga u luajt në version instrumental, pa u kënduar teksti i saj, por titulli i saj u shfaq për publikun.
Analistja e politikës së jashtme, Donika Emini, u largua nga salla pas interpretimit dhe kërkoi informacione se kush e kishte përzgjedhur këngën dhe kush e kishte miratuar përfshirjen e saj në program.
Mbrëmja muzikore kishte për qëllim të shfaqte trashëgiminë kulturore të vendeve kandidate për në BE dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në procesin e zgjerimit.
Riho Terras kërkon shpjegime nga Marta Kos
Një nga reagimet më të ashpra politike erdhi nga eurodeputeti estonez, Riho Terras.
Ai vuri në pikëpyetje përfshirjen e kësaj kënge në programin zyrtar të një forumi evropian kushtuar zgjerimit.
Terras e cilësoi interpretimin e një kënge nacionaliste serbe, e cila shpreh pretendime territoriale ndaj Kosovës, si një akt jashtëzakonisht të patakt dhe pa shije.
Përfaqësuesi estonez sugjeroi se incidenti mund të ketë qenë ose një provokim i qëllimshëm, ose rezultat i injorancës së plotë ndaj kontekstit politik dhe historik të këngës.
Ai kërkoi nga Komisioni Evropian dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, të shpjegojnë se si ishte përfshirë kjo këngë në program.
Marta Kos dhe akuzat për lidhje me ish-policinë sekrete jugosllave, UDBA
Polemika në Bruksel vjen në sfondin e një debati të vazhdueshëm politik rreth së kaluarës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, dhe dëshmive për bashkëpunimin e saj të dyshuar me ish-Shërbimin e Sigurimit Shtetëror Jugosllav, i njohur si UDBA.
Në vitin 2026, studiuesi dhe autori slloven Igor Omerza botoi librin Komisionerja (Commissioner), në të cilin zbuloi dokumente arkivore që datojnë nga fundi i viteve 1980.
Dokumentet dëshmojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.
Omerza deklaron se emrat e koduar “Tara” dhe “Blanka” shfaqen në arkiva dhe i lidh ato me Komisioneren aktuale Evropiane.
Libri paraqet akuza lidhur me kontaktet me shërbimet e sigurimit, dhënien e informacioneve dhe aktivitetet që lidhen me punën e Kos në transmetuesin gjerman Deutsche Ëelle në Këln.
Sipas materialeve arkivore, ajo fillimisht ishte regjistruar si burim informacioni dhe më pas ishte emëruar zyrtarisht si bashkëpunëtore.
Libri u prezantua gjithashtu në Parlamentin Evropian me iniciativën e eurodeputetes sllovene Romana Tomc nga Partia Popullore Evropiane (EPP).
Tomc i dorëzoi një pyetje me shkrim Komisionit Evropian, duke kërkuar një hetim mbi akuzat e reja dhe dokumentet e paraqitura nga Omerza.
Libri i Igor Omerzës shqyrton në detaje dokumentet lidhur me bashkëpunimin e Marta Kos me UDBA-në. // BGNES