Në Gjykatën e Shkupit po zhvillohet seanca gjyqesore e rastit “Erasmus”, ku profesor i fakultetit ekonomik akuzohet për kërkim të favoreve seksuale ose ryshfetit për ti dhënë notë kalimtare një studenteje. I akuzuar është profesori i Fakultetit ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev, transmeton Gazeta Lajm. Deshmitar në këtë rast është Dejan Trajkoviq, ish i punësuar në fakultet. Ai ka thënë se ka ndërmjetësuar në një rast kur një studente ka kërkuar notë kalimtare. Profesori Shuklev sipas tij, ka kerkuar favore seksuale ose 1000 euro si kompensim, pasi studentja ka qenë e dobët. Studentja ka pranuar të paguaj, por nuk ka pranuar të flejë me profesorin.