S’ka më fshehje, Arbana Osmani poston foton e parë me fustan nusërie krah Eduard Grishajt

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë pak ditë më parë.

Ata organizuan dasëm private në Itali, shkruan lajmi.net.

Rregulli i kësaj dasme ishte që të ftuarit e të cilit ishin shumë të afërt, nuk lejoheshin të postonin foto nga atje.

Megjithatë disa ndan imazhe që zbulonin detaje të vogla nga dasma luksoze e tyre, e së fundi edhe vetë moderatorja.

Moderatorja ka publikuar foton e parë të çiftit ku ajo shihet e veshur me fustan të bardhë nusërie, ndërsa regjisori në në kostum bardhë dhe zi.

Ajo u shpreh se ishin ditë të paharruara për të.

Postimi i saj i plotë:

Bashkë ne të dy. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të

mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jemi gjithmonë paranë jush, në të mirë e në të keq. Faleminderit të fturave tanë të

zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithcka. Vetëm

bekime për të gjithë ju gjithmonë./Lajmi.net/