S’ka marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për ndërprerjen e luftës

Ukraina dhe Rusia nuk kanë bërë asnjë progres për armëpushim në bisedimet në Turqi, ka konfirmuar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytryo Kuleba.

Kuleba ka thënë se nuk arritën marrëveshje me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

“Erdha këtu me një propozim humanitar, të largohesha nga takimi me një vendim për të rregulluar një korridor humanitar për dhe nga Mariupoli. Por nuk pati asgjë”, ka thënë Kuleba.

Por është dakorduar që të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet humanitare në ditët në vijim.

Kuleba ka thënë se është i gatshëm të takohet sërish me Lavrovin “nëse do të ketë perspektiva për një zgjidhje”.