“Pritet rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni”

Kryetari i Komisionit Rregullator i Energjetikës, Marko Bislimovski kërkon nga tregtarët mirëkuptim për uljen e marzhës në 33%, përcjell TV21.

“Këtë mund ta bëjmë ne si Rregullator. Do të vijnë masat nga Qeveria, kërkoj mirëkuptim nga tregtarët”, tha Bislimovski në brifing me gazetarët.

Pothuajse të gjithë tregtarët kanë reaguar për ndryshimet e fundit të KRRE-së, por deri në këtë moment askush nuk ka njoftuar se do të ndalojnë furnizimin me karburante në shenjë proteste.

Nga KRRE sot njoftuan se do të shpallin çmime të reja vetëm nëse rritja ose ulja është më e madhe ose e barabartë me 2 denarë.

Ndryshe, çmimi me pakicë përcaktohet nga mesatarja e 5 ditëve të fundit të çmimeve në bursat botërore. Sipas bursës, sot në vendin tonë pritet një rritje e re e çmimeve me pakicë, kjo do të bëhet e ditur zyrtarisht mbrëmjen e sotme nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.