S’ka kuorum për Ligjin e lojërave të fatit

Shtyhet për një orë mbledhja e Komisionit për financa dhe buxhet, pasi në tentimi e parë në ora 15:00 nuk u siguruan tetë deputetët e nevojshëm për kuorum. Deputeti Rexhail Ismaili ka bërë thirrje që deputetët e shumicës dhe opozitës që të jenë në sallë ashtu siç kanë mbështetur edhe nevojën për sjelljen e këtij ligji. /SHENJA/