S’ka certifikata të lindjeve, martesave apo vdekjeve! Punëtorët e Librave Amë prej sot në grevë

Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë prej sot kanë nisur grevën. Kërkojnë paga më të larta. Greva organizohet nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së librave amë. Sportelet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e certifikatave të lindjes, të martesave dhe certifikatave të vdekjeve nuk do të funksionojnë. Greva është pasojë e hasjes për tre vjet në vesh të shurdhër të autoriteteve kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat arrijnë në 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale.