S’ka armëpushim mes Moskës e Kievit

Raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar sërish pa u marrë vesh për armëpushim. Megjithatë, ka marrëveshje për organizimin e korridoreve humanitare për evaukimin e civilëve.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar homologut të tij nga Rusia bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është rruga e vetme për ta përfunduar luftën.Zelensky gjithashtu ka kërkuar nga Perëndimi aeroplanë për të luftuar pushtimin rus, në ndërkohë Putin insiston se “operacioni i tij special ushtarak” po shkon sipas planit.Forcat ruse kanë marrë kontrollin e Khersonit, qytet gjithashtu në jug të Ukrainës.Nëse Rusia merr nën kontroll më shumë qytete jugore, forcat ukrainase mund të shkëputen nga deti.Kievi mbetet nën kontrollin e qeverisë së Ukrainës, derisa një kolonë e madhe e automjeteve të blinduara ruse ndodhet në një distancë të afërt.Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

Ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës, ku pritet të ketë një armëpushim të përkohshëm gjatë evakuimit të civilëve ukrainas nga qytetet dhe fshatrat ku po luftohet.

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse, por kjo, sipas tyre, mund të sjellë një hap pozitiv.

Negociatorët rusë kanë konfirmuar gjithashtu se të dyja palët kanë rënë dakord të mbështesin korridoret humanitare dhe mundësinë e një armëpushimi rreth atyre zonave.

Ata shtuan se Rusia mendon se bisedimet kanë çuar në përparim thelbësor.

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një rund të tretë bisedimesh.