Situatë e tensionuar në Bosnje, por pak gjasa për luftë të re (VIDEO)

Deklaratat e tij sollën një situatë të re në Bosnje e Hercegovinë.

Gjendja atje u tensionua kur anëtari i presidencës trepalëshe të këtij shteti, Milorad Dodik, kërcënoi se Republika Serb do të ndahej nga territori i Bosnjes.

Kjo ka ngritur shqetësime për një konflikt të mundshëm të armatosur në këtë shtet.

Por, ish-oficeri kosovar i ushtrisë jugosllave Halil Bicaj, që tash jeton në Sarajevë, nuk beson se serbët atje mund të nisin një luftë.

Për këtë e bind edhe situata e tanishme e cila thotë se ndryshon shumë nga ajo e para dy dekadave, para nisjes së luftës.

Mendim të njëjtë me të ka kosovari tjetër që mori pjesë në konfliktin e viteve të 90’ në Bosnje, Fuad Ramiqi.