Situata vijon të mbetet kaotike para Kuvendit, policia tenton të shpërndajë protestuesit

Vijon të mbetet e rëndë situata para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë. Kjo e fundit ka tentuar të shpërndajë turmën që i afrohet gjithmonë edhe më shumë Kuvendit, por protestuesit janë përgjigjur me hedhje sendesh të forta kundrejt policisë dhe mjete piroteknike. Rreth 100 persona vijojnë të mbeten para dyerve të Kuvendit.