Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reagim të shpejtë institucional pas situatës së krijuar nga stuhia dhe shirat e rrëmbyeshëm në Kosovë.
Haradinaj ka ftuar Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat të dalin në terren dhe të videntojnë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
“Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional. Ftoj Qeverinë në detyrë që në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren, të evidentojë dëmet e shkaktuara dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:



