Situata me pandeminë në Shqipëri, hyjnë në fuqi masat e reja

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Komisioni i Ekspertëve, nga data 1 korrik në Shqipëri hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit.

Nga dita e sotme do të kemi një orë më shumë liridalje, pasi ora policore shtyhet në orën 24:00 nga 23:00 që ishte.

Gjithashtu, do të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume dhe shfaqjet apo teatrot, por me numër të kufizuar spektatorësh dhe masa të rrepta të zbatimit të protokolleve antiCovid.

Mbetet pa ndryshuar një ndër masat që ka shkaktuar polemika dhe në opinionin publik që është muzika në lokale. Autoritetet nuk kanë dashur të “rrezikojnë” dhe orari i lejuar do të jetë sërish ora 22:00.