MSH: Dje janë vaksinuar 14.525 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 557.400 doza të vaksinave, ndërsa 223.014 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 14.525 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 12.409 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 472.159 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 43% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine./SHENJA